Trimror Selimi ndahet me Ulpianën e Lipjanit, skuadër që ka rënë nga elita e futbollit të Kosovës.
Futbollisti ka bërë me dije se është në bisedime me disa ekipe por ende është duke menduar se ku do të firmosë për edicionin e ri.
“Gjatë periudhës time në Ulpianë ishte nder i madh për mua që u vlerësova jashtëzakonisht shumë nga trajnerët, si fillim Sami Sermaxhaj, Fadil Ademi dhe së fundi nga Edlir Tetova.
I falënderoj përzemërsisht për çdo gjë që bënë për të më avancuar mua dita-ditës më shumë e më shumë si futbollist!
KF Ulpiana përveç futbollit, me dha edhe shumë miq të mirë, bashkëlojtarët e mi!
Dashurin që me fali klubi dhe lojtarët do ta mbaj mbi supet e mia gjatë gjithë karrierës sime si futbollist!
Faleminderit shume kryesisë së klubit, në krye me Abedin Salihu, lojtarëve, tifozëve dhe Qytetit të Lipjanit!
Sa i përket të ardhmes time si futbollist jam në bisedime me disa klube tjera, por akoma nuk ka diçka konkrete!”, njofton Selimi.