Shqipëria do të përballet me Izraelin të premten në orën 20:45 në “Air Albania”.
Kuqezinjtë kanë synimin për të marrë fitoren e parë në Ligën e Kombeve, që do t’i ngjiste ata direkt në vendin e parë me 4 pikë.
Në stadium do të jenë të pranishëm 15-16 mijë tifozë, duke rikthyer interesin e njerëzve për kombëtaren kuqezi.
Ky pritet të jetë poashtu formacioni i ndeshjes:
Shqipëri (3-5-2): Berisha, Veseli, Ismajli, Gjimshiti, Balliu, Asllani, Abrashi, Bajrami, Hysaj, Uzuni, Broja.