Një histori interesante e futbollit ka ndodhur me 2 tetor të vitit 1988 në stadiumin 'Bezhigrad' në Lubjanë të Slloveninë.
Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Olimpisë së Lubjanës, në takimin e javës së 9-të të Ligës së Dytë Unike të ish Jugosllavisë!
Përkundër që gjyqtari kryesor nuk referoi si duhet dhe ishte me vendime kundër Prishtinës, kjo e fundi ia doli të kthehet me fitore!
Cila ishte çudia e kësaj sfide?
“Referi kryesor Stjepan Gjedoviq i Vinkovcit ishte kaptinë e veçantë, ngase pikësëpari bëri gabim që në minutën e 6-të, kur akordoi penallti, por me intervenimin e ndihmësit të të tij, Viçentijeviq nga Kraleva, penalltia u anulua ngase ai e pat ngritur flamurin para ndërhyrjes së parregullt të prishtinasve në zonën e rreptësisë.
Në radhë të parë, futbollistët e Prishtinës Keçin dhe Sadriun i ndëshkoi pa nevojë me kartonë të verdhë dhe tejet shpesh e pa arsye akordonte gjuajte dënimi kundër mysafirëve”, ka shkruar me 3 tetor të vitit 1988 gazetari Veli Vraniqi në rubrikën e sportit të “Rilindjes”.
Prishtina kthehet me dy pikë me golin e Stojmir Urosheviqit që shënoi në minutën e 65-të.
Duhet theksuar se gjatë këtij edicioni 1988-1989, Prishtina ka qenë e dënuar me minus 6 pikë, për shkak që ia lëshuan tre gola për tre minuta (2:3) Çelikut të Zenicës, në ndeshjen e fundit të ligës së parë ish jugosllave.
Olimpia – Prishtina 0:1
Stadiumi 'Bezhigrad' në Lubjanë.
Shikues: Afër 5000.
Gjyqtarë: Stjepan Gjedoviq (Vinkovci).
Shënues: Urosheviq (65').
Kartona të verdhë: Keçi dhe Sadriu.
Olimpia: Mohor 6, Podgajski 6, Novak 6, Ibranoviq 6, Perica 7 (Shtok), Boshnjak 6, Ibaviç 6, Amershek 7, Vrabac II 6, Pate 7 dhe Vrabac 6 (Zhidan).
Prishtina: Bozhidar Vuksanoviq 9, Sunaj Keçi 7, Isa Sadriu 8, Xhevdet Muriqi 7, Skënder Shengyli 8, Aleksander Rrëshumoviq 7, Stojmir Urosheviq 8 (Sadik Rrahmani), Abdyl Bellopoja 7 (Nazmi Rama), Muharrem Sahiti 7, Sahit Kelmendi 7 dhe Dragan Lepinjica (7).