Liria e Prizrenit, emëron kryetrajnerin e ri për edicionin e ri të Ligës së Parë të Kosovës.
Skuadra me renome i ka objektivat e qarta, synon rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës.
Xhengis Rexhepi është trajner i ri, një emër i njohur për futbollin tonë.
“Xhengis Rexhepi merr timonin e Lirisë. Xhengis Rexhepi, ka nënshkruar kontratë me KF Liria për edicionin e ri”, njofton KF liria.
"Është nder e privilegj të drejtoj një skuadër me nam, siç është Liria.Objektivi parësor mbetet kthimi në elitë.Liria dhe qyteti i Prizrenit por dhe Kosova e meriton dhe e ka për nder që një ekip i tillë të jetë në Superlig.Me punë dhe angazhimin e të gjithëve besoj në sukses', tha Rexhepi pas nënshkrimit të kontratës.
Pronari i klubit, Raman Kiqe ka premtuar përkrahjen për shefin e ri të shtabit si dhe angazhim, për të arrit objektivin.