Andri Stafa nuk do të jetë më pjesë e klubit të Tiranës. Ky lajm u bë publik nga vetë mesfushori përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndër të tjera falënderon tifozerinë “bardheblu”.
“Përshëndetje miq! Doja të ju njoftoja që nga sot nuk jam më pjesë e ekipit të Tironës. Falenderoj të gjithë ata që më mbështetën në këto vite që kam qenë pjesë e klubit ‘bardheblu’.
Falënderoj tifozët e mrekullueshëm ‘bardheblu’ që më kanë mbështetur gjithmonë gjatë këtyre viteve si lojtar i klubit më të madh në Shqipëri. Faleminderit të gjithëve me respekt Andri Stafa.”-shkruan lojtari.
Një largim deri diku i habitshëm, pasi vetëm pak ditë më parë mesfushori ishte rikthyer te Tirana, ku edhe ishte bashkuar në stërvitje me ekipin.
Sezonin e fundit Stafa e kaloi te Burreli, ku ishte në formë huazimi, ndërsa tashmë ka vendosur të marrë një tjetër hap për të ardhmen e tij, pasi 20-vjeçari ka dalë nga akademia “bardheblu” dhe deri më tani ka provuar të luajë vetëm për kryeqytetasit, me përjashtim të edicionit të fundit, kur ishte te Burreli.