Drejtori sportiv i Interit, Beppe Marotta ka folur për mediat për sa i përket çështjes Dybala.
Ai konfirmoi se bisedimet janë drejt finalizimit, ndërkohë që sipas tij kërkohet të formohet një ekip kompetitivë.
“Jemi duke punuar për të krijuar një ekip konkurrues ashtu si e meriton Interi.
Unë, Ausilio dhe Baçin duam të ndërtojmë skuadrën deri në fundin e qershorit sepse duam t’i vendosim në dispozicion Inzaghit skuadrën më të mirë të mundshme duke respektuar edhe konceptin e qëndrueshmërisë”.
Marotta në këtë mënyrë konfirmoi se Paulo Dybala është shumë pranë Interit.