Mbrëmje e keqe në Tiranë, Solomon fatal për Shqipërinë! 

Futboll

Mbrëmje e keqe në Tiranë, Solomon fatal për Shqipërinë! 

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 19:50 Përditësuar në ora: 23:18 më 10.06.2022
Mbrëmje e keqe në Tiranë

Bajrami: Pësuam dy gola shumë shpejt

Nedim Bajrami, ka thënë sot pas humbjes me 1-2 ndaj Izraelit në “Air Albania”, se duhet të jenë më të zgjuar që të mos gabojnë si mbrëmjen e sotme.

Duke folur për emisionin “Kuqezi” mesfushori theksoi se nuk e kuptoi arsyen pse e zëvendësoi trajneri, por shton se ai ishte i gatshëm për të vazhduar.

Humbja: “Pjesën e parë luajtëm shumë mirë, pjesën e dytë nuk u futëm shumë mirë. Pastaj pësuam dy gola shumë shpejt. Duhet të jemi më të zgjuar e të mos i pësonim ato gola.

Skuadra me ty është më sulmuese: “Pas ndeshjes që kemi humbur nuk e di, besoj se gjithë skuadra ka bërë pjesën e saj, por nuk e di.”

Pse u zëvendësove? “Nuk e di pse, trajneri e bëri atë zëvendësim. Isha fizikisht mirë dhe isha gati për ta vazhduar ndeshjen".

Asllani: Nuk bëra një ndeshje të mirë

Kristjan Asllani foli në Supersport pas disfatës 1-2 ndaj Izraelit në shtëpi.

Mesfushori theksoi se mund të luante më tepër, megjithatë i duhet të respektojë zgjedhjet e trajnerit ndërsa shtoi se skuadra duhet të punojë në aspektin psikologjik.

Ndeshja e parë si titullar, a prisje të luaje më tepër? “Normal që doja të luaja më tepër, nuk bëra një ndeshje të mirë dhe e di. Nuk kisha shumë hapësirë dhe ishte e vështirë, trajneri e zgjodhi kështu dhe nuk ka gjë”.

Pjesa e dytë? “duhet të punojmë në aspektin psikologjik, t’i shohim gabimet dhe të kërkojmë të paraqitemi më mirë në ndeshjet e tjera”.

Ndjeheni komod me zgjedhjet e trajerit? “Ato i zgjedh trajneri dhe ne duhet ta dëgjojmë trajnerin e të jemi të gjithë bashkë”, u shpreh Asllani.

Broja: Kur humb nuk flitet për ndeshje të mirë

Armando Broja ishte autori i golit të vetëm të Shqipërisë në humbjen ndaj Izraelit, teksa ekzekutoi saktë një penallti në fundin e pjesës së parë dhe ishte rrezik konstant për mbrojtjen kundërshtare.

Në përfundim të ndeshjes sulmuesi i shpreh mjaft i zhgënjyer për humbjen, teksa pranoi se edhe vetë mund të bënte shumë më mirë, për të shfrytëzuar rastet që krijoi.

“Unë them se nuk i përballova mirë, pasi nuk fituam ndeshjen. Për sulmuesin janë të rëndësishëm golat, por jo gjithçka, pasi duhet të fitojmë.

Unë shënova, por humbëm edhe shumë raste.

Duhet të funksionojmë si grup dhe kur të shkojmë në avantazh, të dimë të menaxhojmë ndeshjen për të fituar.

Taktikat i vendos trajneri, që në fund shtoi sulmuesit për të provuar diçka ndryshe, pasi ishim në humbje. Është mendim i tij dhe unë nuk mund të komentoj zgjedhjet e trajnerit.

Futbolli luhet me pasa, por kur jam në fushë unë shoh gjithmonë hapësirat.

Pashë një hapësirë dhe provova të shënoj, por nuk funksionon. Gabime ka patjetër dhe unë bëra gabime, por duhet të vazhdoj të provoj për t’u përmirësuar. Në pjesën e parë kemi luajtur shumë mirë, duke mbajtur topin dhe krijuar raste, por në pjesën e dytë qëndruam mbrapa dhe pësuam dy gola, duke humbur ndeshjen”, u shpreh Broja.

Hysaj: Ishim të pozicionuar keq

Elseid Hysaj foli për Supersport pas humbjes 1-2 ndaj Izraelit, me mbrojtësi që theksoi se skuadra gabon dhe e pëson duke u ndëshkuar me gol ashtu siç ndodhi edhe në Islandë ndërsa shtoi se për grupin do të luftojnë deri në fund.

Humbja, goli i barazimit u duk pozicion jashtë loje?

“Edhe unë mendova se ishte offside, isjhim të pozicionuar keq, nuk arritëm ta rikuperonim. Është dëshpërim, por jemi tre skuadra dhe ta marrim si mësim pasi deri në fund nuk i dihet se kush do ta fitojë”.

Na mungon gjithnjë hapi i fundit? “Për këtë më vjen keq se po luanim mirë dhe tifozët na ndihmuan, por gjithmonë gabojmë ndonjëherë”.

Në pjesën e dytë pati çorientim skuadra, çfarë ndodhi? “Kështu e pësuam edhe në Islandë dhe folëm që të ishim më të përqëndruar dhe nuk e kuptoj pse gabojmë se ndeshjen e kishim në dorë dhe nuk duhej të pësonim kundërsulme. Por, na gjetën të hapur dhe na ndëshkuan”, u shpreh Hysaj.

Mbrëmje e keqe në Tiranë

(E plotësuar) -  Futbollisti Manor Solomon është trim i fitores së Izraelit dhe në anën tjetër fatal për Shqipërinë. 

Izraeli ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Shqipërisë, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. 

Izraeli kryeson me 4 pikë në Grupin 2 të Ligës B të Kombeve në futboll, duke lënë pas Islandën me 2, Shqipërinë me 1 pikë.

Një penallti e një gol u anuluan për Shqipërinë.

Kuqezinjtë avancuan me golin e Armando Brojës, por nuk iu mjaftoi.  

Në minutën e 21-të, Shqipërisë iu anulua një penallti, pasi që gjyqtari shikoi VAR-in. 

Në minutën e 29-të, Vitor gjuan me kokë por për fat nuk gjen portën dhe topi përfundon jashtë ngjitur me shtyllën në të majtë të Berishës. Në minutën e 36-të, Armando Broja pati rast ideal por gjuajtjen e tij e mbrojti portieri Marciano.

Broja edhe në minutën e 41-të vë në sprovë mysafirët. 

Në minutën e 45+2, penallti dhe Broja e shndërron në gol, 1:0.

Pjesa e dytë dhe Solomon në skenë. Në minutën e 57-të, Solomon kalon dy lojtarë dhe pastaj lëshon një gjuajtje të forte që përfundon në rrjetën e portierit Etrit Berisha.

Në minutën e 59-të, Shqipëria me fat. Abada gati sa shënoi por ndalet nga mbrojtja që devijon topin në këndore.

Në minutën e 73-të, Solomon me një goditje të fortë, ia siguron fitoren (1:2) Izraelit.  

Në minutën e 75-të, Shqipëria gjen rrugën e rrjetës me anë të Hysajt, por festa ndalet menjëherë pasi gjykohet se gjatë aksionit ishte Uzuni që kishte prekur topin me dorë. Pas një verifikimi me VAR, gjyqtari anulon golin për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 81-të, Ivan Balliu gjuan ulët në këndin e poshtëm, por portieri Marciano bën një pritje të shkëlqyer. Shqipëria pas barazimit (1:1) në konak të Islandës, pëson humbjen e parë nga Izraeli.

Shqipëria – Izraeli 1:2

Shënues: Broja (45+2’ nga penalltia) - Solomon (57’ e 73’).
Kartona të vedhë: Abrashi, Çekiçi – Karzev, Jaber. Safuri, Peretz.
Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Ismajli, Veseli (Çekiçi 84’), Hysaj, Balliu, Asllani (Ramadani 58’), Abrashi (Vrioni 84’), Bajrami (Gjasula 68’), Broja, Uzuni (Balaj 84’).
Izraeli: Marciano, Leidner (Menahem 64’), Miguel Vitor, Goldberg, Dasa, Jaber, Peretz, Karzev (Safuri 46’), Solomon (Dabbur 81’), Weissman (Glazer 90+1’), Abada.

81' Ivan Balliu (Shqipëri) gjuan ulët në këndin e poshtëm, por portieri Marciano nën një pritje të shkëlqyer.

80' Shqipëria në presion të madh.

75’ Shqipëria gjen rrugën e rrjetës me anë të Hysajt, por festa ndalet menjëherë pasi gjykohet se gjatë aksionit ishte Uzuni që kishte prekur topin me dorë. Pas një verifikimi me VAR, gjyqtari anulon golin për pozicion jashtë loje.

73' Izraeli në epërsi, 1:2. Shënuesi i golit është Manor Solomon (Izrael).

 69' Shqipëria po has në vështirësi.

66’ Shqipëria në sprovë.

Shqipëria – Izraeli 1:1

Kartona të vedhë: Abrashi – Karzev, Jaber.
Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Hysaj, Balliu, Asllani (Ramadani 58’), Abrashi, Bajrami, Broja, Uzuni.
Izraeli: Marciano, Leidner (Menahem 64’), Miguel Vitor, Goldberg, Dasa, Jaber, Peretz, Karzev (Safuri 46’), Solomon, Weissman, Abada.

60' Lojë e mirë në Tiranë.

59’ Shqipëria duket e tronditur dhe lejon hapësira të tjera të rrezikshme. Këtë herë është Abada i cili tenton portën, por ndalet nga mbrojtja që devijon topin në këndore.

57' Izraeli barazon rezultatin me golin e Manor Solomon. 57’ GOOOL Izraeli. Aksion i shpejtë në krahun e majtë për miqtë me Solomon i cili kalon dy lojtarë dhe pastaj lëshon një gjuajtje të forte që përfundon në rrjetën e Berishës.

 52' Shqipërinë është në epërsi.

47' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë, Shqipëria në epërrsi (1:0) ndaj Izraelit. Armando Broja shënon nga penalltia pikërisht në minutën e 45+5, 1:0.

Në minutën e 21-të, Shqipërisë iu anulua një penalltia, pasi që. gjyqtari shikoi VAR-in.

Në minutën e 29-të, Vitor i cili gjuan me kokë por për fat nuk gjen kuadratin me topin që përfundon jashtë ngjitur me shtyllën në të majtë të Berishës. Në minutën e 36-të, Armando Broja pati rast ideal por gjuajtjen e tij e mbrojti portieri Marciano/

Broja edhe në minutën e 41-të vë në sprovë mysafirët.

Shqipëria – Izraeli 1:0

Shënues: Broja (45+3' - nga penalltia).

Kartona të vedhë: Abrashi – Karzev.

Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Hysaj, Balliu, Asllani, Abrashi, Bajrami, Broja, Uzuni.

Izraeli: Marciano, Leidner, Miguel Vitor, Goldberg, Dasa, Jaber, Peretz, Karzev, Solomon, Weissman, Abada.

41' Armando Broja (Shqipëri) shpërthen në zonë dhe godet bukur, por nuk e mposht dot portierin.

37' Armando Broja (Shqipëri) pati mundësi por nuk ia doli.

36' Atmosferë e mirë në "Air Albania".

33' Shqipëria po has në presion të lojës së rivalit.

30' Nuk ka gola ende në stadiumin "Air Albania". Vitor gjuan me kokë por për fat nuk e gjen rrjetën dhe topi përfundon jashtë ngjitur me shtyllën në të majtë të Berishës.

27' Izraelit po tregon angazhim, Shqipëria synon fitore.

24' Lojë e luftuar.

21' Penalltti për Shqipërinë. Penaltlia anulohet pas shikimit të VAR-it. Tjetër krosim për Uzunin, që e merr mirë, por topi gjen një prekje me dorë të kundërshtarit. Arbitri jep penallti, por më pas shkon e rishikon aksionin në VAR dhe anulon vendimin e tij të parë.

19’ Lojë e mirë nga të dy palët.

Shqipëria – Izraeli 0:0
Kartona të vedhë: Abrashi – Karzev.
Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Hysaj, Balliu, Asllani, Abrashi, Bajrami, Broja, Uzuni.
Izraeli: Marciano, Leidner, Miguel Vitor, Goldberg, Dasa, Jaber, Peretz, Karzev, Solomon, Weissman, Abada.

17' Deri e tash dy kartona të verdhë, Abrashi i Shqipërisë dhe Karzev i Izraelit.

13' Shqipëri - Izrael, 0:0.

10’ Rreziku i parë në portë është i izraelitëve të cilët me Solomon nga e djathta tentojnë të gjejnë hapësira. 

0' Abrashi ndëshkohet me karton të verdhë.

8' Nedim Bajrami (Shqipëri) godet por pa sukses.

7' Sfida midis Shqipërisë dhe Izraelit, e vlefshme për Ligën e Kombeve, u detyrua të startonte me disa minuta vonesë. Arsyeja ishte për shkak se një pjesë e tifozëve të Kombëtares hodhën disa letra në fushë. 

6' Lojë me ritëm, Izareli mjaft i mirë.

3' Lojë e mirë.

1' Fillon ndeshja.

Ballafaqimi mes Shqipërisë dhe Izraelit ka zgjuar interesim të madh në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Shqipëria kërkon fitoren e parë në grupin 2 të Ligës B të Kombe, po asdhtu edhe Izraeli synon trepikëshin.

Ndeshja pritet me drithërima edhe nga dashamirët e kësaj loje. 

Futbollistët kanë dalë në fushë.

Shqipëria - Izraeli

Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Hysaj, Balliu, Asllani, Abrashi, Bajrami, Broja, Uzuni.
Izraeli: Marciano, Leidner, Miguel Vitor, Goldberg, Dasa, Jaber, Peretz, Karzev, Solomon, Weissman, Abada.

Interes i jashtëzakonshëm

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit ka ngjallur një interes të jashtëzakonshëm të tifozerisë shqiptare e cila e shumtë në numër ka nxituar për të qenë e pranishme në një sfidë ku kuqezinjtë në rast fitoreje mund të marrin vendin e parë në grupin e tyre në Ligën B.

Edhe pse Liga e Kombeve është turneu i tretë për nga rëndësia nga ato ku merr pjesë përfaqësuesja, përgjigja e tifozerisë ka qenë shumë pozitive dhe pritet që stadiumi “Air Abania” të ketë një prani shumë të madhe mbështetësish të kuqezinjve.

Sipas “SuperSport”, deri 90 minuta para ndeshjes, burime zyrtare raportojnë se janë shitur më shumë se 16500 bileta për këtë duel, një numër i konsiderueshëm për një impiant me një kapacitet prej rreth 22 mijë vendesh.

Kësisoj do të jetë e garantuar një atmosferë elektrizuese në tribunat e “Air Albania” për një sfidë që mund të përcaktojë rrugëtimin e kuqezinjve në Ligën e Kombeve.

Bulku shpjegon ndryshimet në formacion

Shqipëria pret Izraelin në ndeshjen e dytë të Nations League sa i takon Ligës B. Kuqezinjtë pas barazimit ndaj Islandës, kërkojnë të rikthehen te tre pikët teksa trajneri Edy Reja ka bërë pesë ndryshime në formacion nga ndeshja e kaluar.

Kështu, një vend në formacion ka për Veselin, Bajramin, Asllanin, Brojën dhe Uzunin ndërsa jashtë ka përfunduar Kumbulla, Çekiçi, Gjasula dhe Cikalleshi me Seferin. Mbi këto zgjedhje të trajnerit Reja për Supersport foli ndihmësi i italianit, Ervin Bulku

Pesë ndryshime, pse kaq shumë: “Ka arsye të ndryshme, është edhe fundi i sezonit me trajnerin që ka dashur të ketë më shumë freski në fushë.

E njohim kundërshtarin, trajneri ka menduar të përshtatet sa më shumë me kundërshtarin”.

Gati për 90 minuta Broja? “Broja vjen pas COVID dhe është mirë, nuk është 100% por mendoj që është i gatshëm dhe të japë maksimumin”.

Vendosja e mbrojtjes, si do të vendosen 3 mbrojtësit? “Bajrami në rolin e gjysmë-mesfushorit majtas, në mbrojtje ndryshon vetëm qendra me Veselin ndërsa Ismajli djathtas e Gjimshiti në të majtë”, u shpreh Bulku.

Fakaj: Fitorja është detyrim, por ka ardhur koha të shohim edhe lojë të bukur

I ftuar në emisionin “Kuqezi” në SuperSport, ish mbrojtësi i kombëtares, Ervin Fakaj deklaroi se fitorja ndaj Izraelit është detyrim, teksa shtoi se ka ardhur momenti që Shqipëria e Rejës të tregojë edhe cilësi loje, gjë që nuk e ka bërë nën drejtimin e italianit.

“Në Islandë ishte një ndeshje që edhe mund ta fitonim, por tashmë ajo ka ikur dhe duhet të mendojmë për Izraelin. Kjo është një ndeshje që duhet fituar dhe është momenti që trajneri Reja të na tregojë edhe cilësi loje.

Duhet të mendojmë për rezultatin pa dyshim, por ka ardhur koha që të shohim edhe pak lojë, emocion e spektakël.

Deri tani Reja ka pasur rezultate të pranueshme, por për lojën nuk ka treguar asgjë. Shqipëria e tij nuk ka bërë thuajse asnjëherë lojë bindëse dhe mendoj se ka ardhur koha ta shohim diçka të tillë”, u shpreh Fakaj.

Formacioni zyrtar Shqipëri - Izrael

Shqipëria sfidon Izraelin në ndeshjen e dytë në grup, në Ligën e Kombeve, teksa do të synojë fitoren e parë, që do të ngjiste kuqezinjtë në krye të renditjes.

Pas barazimit me Islandën katër ditë më parë, trajneri Reja ka bërë plot 5 ndryshime në formacion, duke ulur në stol Kumbullën, Gjasulën, Çekiçin e Seferin, teksa Cikalleshi po kalon një gjendje gripale.

Marrin vendin në formacion Veseli në treshen e mbrojtjes, dyshja e Empolit Asllani-Bajrami dhe Uzuni e Armando Broja në majë të sulmit, që do të kenë misionin për të dërguar topin në rrjetë.

Nga ana tjetër, Izraeli e nis me skemën 4-3-3 aty ku Solomon i Shakthar Donetsk, Weissman i Valladollid dhe Abada i Celtic.

Formacioni zyrtar i Shqipërisë: Berisha, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Hysaj, Balliu, Asllani, Abrashi, Bajrami, Broja, Uzuni.

Izraeli: Marciano, Leidner, Miguel Vitor, Goldberg, Dasa, Jaber, Peretz, Karzev, Solomon, Weissman, Abada.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat