Kombëtarja e Kosovës U-21 ka pësuar humbje të rëndë, me rezultat 5:0 nga Anglia U-21, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë
Anglezët nuk kursyen djelmoshat tanë, sidomos në pjesën e dytë u shfryen me gola.
Golat i realizuan Lewis-Potter (2'), Gordon (13'), Archer (52' e 72'), Krasniqi (85’ - autogol).
Pas xhiros së nëntë të kualifikueseve për Kampionati Evropian U-21, Anglia kryeson me 25 pikë në Grupin G, duke lënë pas Çekinë me 19, Kosova është në pozitën e katërt me 11 sosh.