Austria ka marrë një pikë të artë në kuadër të Grupit 1 të Ligës A të Kombeve në futboll.
Austriakët barazuan me rezultat 1:1 ndaj Francës, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Ernst Happel” në Vjenë.
Futbollisti Weimann në minutën e 37-të shënoi për epërsinë (1:0) e austriakëve.
Në minutën e 83-të, Kylian Mbappe shpëton me fytyrën Francën, duke barazuar rezultatin 1:1.
Benzema, Griezmann luajtën nga minuta e parë dhe Mbappe që u fut në lojë nga minuta e 63-të, por nuk ia dolën të fitojnë këtë sfidë në udhëtim.
Danimarka kryeson grupin me 6 pikë, pasojnë Austria 4, Kroacia 4 dhe Franca në fund me 2 pikë.