Kombëtarja e Kroacisë ka regjistruar fitoren e parë në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
Pas humbjes nga Austria dhe barazimit me Francën, kroatët sonte shënuan fitore në udhëtim te Danimarka.
Ndeshja e zhvilluar në “Parken Stadium” përfundoi me shifrat 0:1.
Golin e vetëm dhe të fitores për mysafirët e shënoi Mario Pasalic në minutën e 69-të.
Kroacia tani ka katër pikë dhe renditet e treta në Grupin 1 në Ligën A, kurse Danimarka është e para me gjashtë pikë.