Chelsea ka njoftuar se Andreas Christensen do të largohet nga klubi kur kontrata e tij të përfundojë në fund të këtij muaji.
Mbrojtësi danez pritet që t'i bashkohet Barcelonës si një lojtar i lirë.
“Chelsea falënderon Andreas për kontributin e tij në suksesin tonë në dekadën e fundit dhe i uron atij sukses në karrierën e tij”, thuhet në deklaratën e klubit.
26 vjeçari gjatë një dekade bëri 161 paraqitje për Chelsean.