Pep Guardiola dhe Bernardo Silva thuhet se kanë një marrëveshje të fshehtë që do ta lejojë yllin portugez të largohet nga klubi këtë verë.
Mediet spanjolle raportojnë se 27-vjeçari ka fjalën e Guardiolës se mund të largohet nga kampionët e Premier League këtë merkato nëse ai dëshiron dhe nëse oferta është e mirë për City-n.
Ky është një lajm që i pëlqen shumë trajnerit të Barcelonës, me Xavi-n që e sheh Silva-n si një prioritet, nëse Frenkie de Jong do i shitet Manchester United.
Pavarësisht se ka kaluar një periudhë shumë të mirë te City, mesfushori raportohet se ka dëshirë që të ndërrojë ambient. Në sezonin që u mbyll Silva ka luajtur në 50 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe në to ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 7 asiste.