Duro e krahason Rejën me Vanolin: Këta të huajt! Vijnë dhe thonë se nuk jemi kaq poshtë

Futboll

Duro e krahason Rejën me Vanolin: Këta të huajt! Vijnë dhe thonë se nuk jemi kaq poshtë

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 11:50
Duro e krahason Rejën me Vanolin: Këta të huajt! Vijnë dhe thonë se nuk jemi kaq poshtë

Shpëtim Duro në studion e emisionit “Kuq e Zi“ në “Supersport“, ku ka komentuar humbjen e Shqipërisë ndaj Izraelit. Trajnerit të Laçit i ka bërë përshtypje deklarata e Rejës, i cili kërkoi nga lojtarët të qendronin me këmbë në tokë, megjithëse vendosi objektiv vendin e parë në grup.

Duke marrë shkas nga këto fjalë, Duro krahason teknikun e Kombëtares me trajnerët e huaj që janë të pranishëm në Superiore. Megjithëse vendosi të mos përmendte emra, situata e përmendur të kujton rastin e Vanolit.

“Reja e ka thënë vetë që në nisje, do të dalim në vendin e parë.

A e ka thënë vetë këtë gjë? Ore këta trajnerët e huaj janë mjeshtra të fjalës. I kemi edhe në Superiore ne këta, se nuk dua të përmend emra, që vijnë në shkurt dhe thonë: “Ky ekip të bie nga Kategoria? Jo, nuk është ky ekip për këtu”.

Pastaj bien nga Kategoria dhe trajnerët thonë, nuk e kam marrë nga fillimi. Në pjesën e parë ishim shumë mirë, e them sinqerisht, por në të dytën gabuam shumë. Reja duhet të jap llogari për këtë”, ka thënë Shpëtim Duro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat