Mancini para ndeshjes me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë

Futboll

Mancini para ndeshjes me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 11:56
Mancini para ndeshjes me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë

Italia kthehet të luajë në Angli, gati një vit pas triumfit në kampionatin europian. Por që nga finalja e korrikut të vitit të kaluar shumë gjëra kanë ndryshuar dhe mbi kampionët e Europës rëndon barra e moskualifikimit për në kampionatin botëror në Katar.

Megjithatë, nuk ka më kohë për të qarë dhe trajneri Roberto Mançini ka vendosur të shohë përpara me Italinë e tij.

Duke folur nga Anglia, ai ka shkuar shumë larg, duke menduar për kampionatin botëror të vitit 2026, duke u premtuar italianëve një kombëtare konkurruese të denjë për të fituar titullin botëror.

Natyrisht që është shumë herët për të folur për një objektiv të tillë madhor.

Por Mancini beson se hapat pak e nga pak do të hidhen duke nisur nga ky edicion i Ligës së Kombeve.

 “Do të jetë një ndeshje e vështirë, si çdo ndeshje tjetër që luhet në Angli.

Nuk e kam vendosur ende formacionin, por mund të ketë ndryshime, veçanërisht për ata lojtarë që kanë luajtur dy sfidat e para në grup”, tha Mancini.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat