Paulo Dybala është edhe më afër kalimit te Interi.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se argjentinasi dëshiron të bashkohet me nënkampionin e Italisë.
Interi i ka ofruar Dybalas kontratë katër-vjeçare për pak më pak se 6 milionë euro pagë neto për një sezon, plus bonuset.
Në ditët në vijim pritet që të ketë kontakte të reja dhe marrëveshja të shkojë drejt zyrtarizimit.
Në bisedimet e ardhshme pritet që të diskutohet dhe vendoset edhe rreth pagës së 28-vjeçarit.
28-vjeçari te Interi do të kalojë si lojtar i lirë, pasi nga Juventusi u largua pas skadimit të kontratës.