Klubi i njohur italian i bashkohet garës për të nënshkruar me Suarezin

Futboll

Klubi i njohur italian i bashkohet garës për të nënshkruar me Suarezin

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 12:37
Klubi i njohur italian i bashkohet garës për të nënshkruar me Suarezin

Luis Suarez ende nuk ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij, teksa po vazhdon të jetë i lidhur me disa klube.

Atalanta raportohet se është klubi i radhës që ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit nga Uruguai.

Sipas asaj që ka raportuar “Fichajes”, klubi italian do të zhvillojë bisedime me Suarezin për të shqyrtuar mundësinë për të siguruar shërbimet e tij.

35-vjeçari është i lojtar i lirë, teksa në sezonin e fundit ishte pjesë e Atletico Madridit.

Aston Villa mendohet se është klubi që ka shprehur interesim serioz për ish-sulmuesin e Ajaxit, Liverpoolit e Barcelonës.

Ish-bashkëlojtari i Suarezit te Liverpooli, Steven Gerrard, mund të ketë ndikim në realizimin e këtij nënshkrimi.

Gerrard është trajner te skuadra e Aston Villas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat