Ibrahimoviç konfirmon të ardhmen e tij !
E ardhmja e Ibrahimoviç ka qenë një nga temat që ka marrë më shumë vëmendje këtë verë, nëse do të qëndrojë te Milani, apo do t’i japë fund karrierës së tij në futbollin e luajtur.
Në moshën 40-vjeçare, suedezi ende vazhdon të luajë në nivelet më të larta të Serisë A, duke qenë dhe një ndihmë e madhe për Milanin në fitimin e kampionatit këtë sezon.
Me anë të një postimi në Twitter, Ibra ka postuar një foto ku shkruan: “Casa Ibra”, i cili shfaqet duke ndodhur përpara “Casa Milan”, duke treguar se e ardhmja e tij do të vazhdojë të jetë te Milani.