Trajneri i Belgjikës ia bën të qartë Lukakut

Futboll

Trajneri i Belgjikës ia bën të qartë Lukakut

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 12:51
Trajneri i Belgjikës ia bën të qartë Lukakut

Roberto Martinez, trajneri i Belgjikës, thotë mendimin e tij kur flet për Romelu Lukakun, aktualisht i dëmtuar, por që është vënë në qendër të një “telenovele” të vërtetë në merkato.

Ai dëshiron të kthehet në Itali, tek Interi, ose do të mbetet te Chelsea, pavarësisht sezonit me më shumë vrer se mjaltë. Zikaltrit do të donin që ai të kthehej, pronësia e re e klubit anglez nuk ka vendosur ende për të ardhmen e bluve londinezë.

Martinez nuk është i pabalancuar, në fund të fundit, edhe sepse ndoshta as nuk e di se cila do të jetë e ardhmja e “Big Rom”. Por mes rreshtave të konferencës për shtyp diçka thotë:

Është shumë e qartë se çfarë dëshiron Lukaku; të jetë i rëndësishëm për ekipin. Ai dëshiron të rikthehet të luajë futbollin e tij. Nëse qëndron te Chelsea do ta bëjë me miratimin e të gjithëve, përndryshe do të ndryshojë, sepse të gjithë janë dakord për këtë.

E ardhmja e tij është sigurisht një temë e nxehtë, por për momentin po rikuperohet nga lëndimi i tij. Ky është shqetësimi i tij i vetëm për momentin”. Ndoshta ky është shqetësimi i Lukakut, por jo i agjentit të tij, i zënë me punë. Që bomberi belg të kthehet në Milano, shumë pjesë të enigmës duhet të vihen në vend.

Fakt është se në “Appiano Gentile” shumë ëndërrojnë tashmë treshen Dybala-Lukaku-Lautaro. Dhe për disa, nëse Interi do t’i bashkonte këto tri yje, do të mbetej shumë pak në “tavolinën e pokerit” për të gjithë kundërshtarët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat