Llapi përveç që po përforcohet edhe po ruan skeletin e futbollistëve për edicionin e ri.
Fituesi i Kupës së Kosovës, vazhdon me futbollistin Kushtrim Shabani.
Skuadra nga Podujeva synon që të përgatitet maksimalisht edhe për sfidat evropiane përkatësisht Conference League.
“Lideri i mesfushës, Kushtrim Shabani edhe 2 vite tjera me ne.
Kemi kënaqësinë t'iu njoftojmë se kemi arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës edhe për 2 vite tjera me mesfushorin defanziv, Kushtrim Shabani.
Shabani, tash e dy edicione radhazi pjesë e klubit, si dhe pjesë e klubit edhe nga viti 2014-2019, ka qenë lider i pa diskutueshëm i ekipit duke dhënë kontribut të çmueshëm në arritjen e sukseseve, duke arritur të fitojmë 2 herë Kupën e Kosovës dhe 1 herë Superkupën.
Tashmë kur ekipi gjendet në procesin e përgatitjeve për ndeshjet e Evropës, rinovimi i kontratës me Kushtrim Shabanin edhe për dy edicionet e radhës, është më se i mirëseardhur!
25 vjeçari me Llapin në total ka zhvilluar 155 ndeshje, përfshirë ndeshjet në Superligë, Kupë, Superkupë dhe Evropë, duke arritur të realizoj 9 gola e 7 asistime në 11.306' minuta të luajtura”, njofton KF Llapi.