Ndeshja e tretë ndërkombëtare, kundërshtari i tretë: Pas dy barazimeve në Ligën e Kombeve ndaj Italisë dhe Anglisë, kombëtarja gjermane do të përballet sot në Budapest me Hungarinë.
Trajneri i kombëtares, Hansi Flick, tha para gazetarëve se kjo është ndeshja e duhur për t’u kthyer te fitorja pas dy barazimeve radhazi.
Çfarë prisni nga kjo ndeshje?
"Kemi mbetur të kënaqur me seancën e fundit stërvitore. Pas Anglisë, kjo është puna më e vështirë që mund të kesh. Hungaria është shumë kompakte në mbrojtje dhe vështirë që lë pak hapësira.
Ne duhet të ndërtojmë sa më shumë aksione, të tregojmë gatishmëri 100 për qind për të performuar. Kjo do të jetë një detyrë e madhe", ka thënë Flick.