Deçiqi nga Tuzi do të garojë në garat evropiane përkatësisht në Conference League, ka përforcuar radhët e veta.
Klubi nga Tuzi njofton se është përforcuar me qendërmbrojtësin 29-vjeçar, Igor Çukoviç, së fundit ka qenë pjesë e Buduçnostit të Podgoricës.
Deçiqi është prej ekipeve më të organizuara në Mal të Zi, e cila ka përfunduar në vend të tretë në elitën e futbollit malazez dhe ishte në finalen e Kupës.
Skuadra shqiptare ka ambicie të mëdha për edicionin e ri, kolektiv që ka kryetar Pal Dreshajn.