Mësohet gjendja e lojtarit të lënduar në aksidentin e Kombëtares së Bullgarisë, iu nevojit operimi në kokë

Futboll

Mësohet gjendja e lojtarit të lënduar në aksidentin e Kombëtares së Bullgarisë, iu nevojit operimi në kokë

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 15:26
Todor Nedelev

Mesfushori Todor Nedelev është në gjendje stabile pasi mbrëmë i është nënshtruar një operacioni urgjent në kokë në Tbilisi, dhe lajmin e ka konfirmuar për “BTA” kampi i kombëtares bullgare të futbollit.

Nedelev u plagos rëndë mbrëmë vonë pas një aksidenti trafiku me dy autobusë që transportonin lojtarët nga aeroporti në hotel në kryeqytetin gjeorgjian para ndeshjes së Ligës së Kombeve të dielën.

Mesfushorit të Botevit (Plovdiv) i është hequr një copë kocke dhe një copë xhami nga koka, ndërsa ai do të qëndrojë në spital në Tbilisi për të paktën dhjetë ditë dhe sipas parashikimeve fillestare, Nedelev do të shërohet për rreth tre muaj.

Të gjithë lojtarët e tjerë janë të frikësuar, por në gjendje relativisht të mirë fizike dhe disa prej tyre ankohen për dhimbje në qafë si pasojë e goditjes së fortë nga aksidenti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat