Anglia ende pa fitore në Grupin 2 të Ligës A të Kombeve.
Anglezët luajtën baras (0:0) me kampionin e Evropës, Italinë, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Molineux” në Wolverhampton.
Në 10 minutat e parë, fat i madh për italianët.
Portieri Donnarumma bëri një gabim në minutën e pestë, duke gabuar një pasim në zonën e tij.
Gjithsesi, Tammy Abraham nuk përfitoi.
Anglezët iu afruan golit të avantazhit me anë të Mason Mount (9), por gjuajtja u ndal nga tërthorësja.
Anglia vuan për fitore dhe mbetet në fund të renditjes së Grupit.
Pas xhiros së tretë në Grupin 3-të të Ligës A të Kombeve, Italia kryeson me 5 pikë, pasojnë Hungaria 4, Gjermania 3 dhe Anglia me 2 pikë.