Hungaria ia doli të marrë një pikë në duel me Gjermaninë, në takimin që u zhvillua në stadiumin "Arena Puskas" në Budapest.
Gjermania ndahet baras (1:1) me Hungarinë.
Të dy këto kombëtare treguan lojë të fortë, por si njëra palë po ashtu edhe tjetra nuk arritën të shënojnë golin e fitores.
Futbollisti Nagy në minutën e 6-të kaloi në epërsi hungarezët.
Gëzimi nuk iu zgjati shumë, pasi që në minutën e 9-të, Hofmann barazon rezultatin 1:1.
“Pancerat” kishin një mundësi të artë për të kaluar në avantazh në minutën e 72-të. Hoffman dhe Timo Werner marshuan të vetëm drejt portës hungareze.
Gjermania regjistron barazimin e tretë e Hungaria ka një fitore, një barazim e një humbje.
Pas xhiros së tretë në Grupin 3-të të Ligës A të Kombeve, Italia kryeson me 5 pikë, pasojnë Hungaria 4, Gjermania 3 dhe Anglia me 2 pikë.