Me 12 qershor të vitit 1999, Kosova u çlirua nga pushtuesi serb. Me 12 qershor të vitit 1999 forcat paqeruajtëse të NATO-s zbarkuan në Republikën e Kosovës.
Po këtë ditë u zhvillua edhe ndeshja historike mes Prishtinës dhe përzgjedhjes së Tetovës.
Në stadiumin e Tetovës ishin të pranishëm 7-8 mijë shikues! Prishtina u paraqit me emra të mëdhenj në ndeshjen revyale kundër përzgjedhjes së Tetovës, e cila përfundoi baras (1:1).
Ajet Shosholli
Kryetrajneri i Prishtinës në vitin 1999, trajneri i trajnerëve në Kosovës, Ajet Shosholli, në rrethana të jashtëzakonshme e në kohë rekorde (në kohë lufte) mblodhi emra më të spikatur përreth ekipit, legjendën Kujtim Shala, legjendën Ardian Kozniku, Gani Llapashtica, Afrim Tovërlani, Harun Isa, Muharrem Sahiti, Arbnor Morina, Adil Vokrri, Sunaj Keçi, Arsim Abazi, Xhemaili Zeqiri dhe Erxhan Menga.
Ndeshje që nuk do të harrohet kurrë, për faktin se në anën tjetër festë futbolli në Tetovë për çlirimin e Kosovës e në anën tjetër forcat paqeruajtëse të NATO-së zbarkonin në Kosovë.
Një ditë historike dhe një ndeshje që gjithmonë do të mbetet në analet sportive, që u zhvillua mu në ditën e çlirimit të Kosovës nga agresori serb!
Ajet Shoshollit, si sot i kujtohet ajo ndeshje historike e me përplot emocione.
Sipas Shoshollit, pak kishte rëndësi rezultati, sa në anën tjetër në tribuna ishte më shumë se festë futbolli.
“Kjo ndeshje u zhvillua para 23 viteve, pikërisht me 12.06.1999. me datën kur NATO zbarkon në Kosovë.
Gjitha të ardhurat e kësaj ndeshje përmes organizatës humanitare EL- Hilall ju shpërndan refugjatëve nga Kosova që ishin në kampet e Maqedonisë. Falënderim për të gjithë futbollistët që ishin pjesë e kësaj ndeshje dhe për të gjithë miqtë tanë nga Tetova që na ndihmuan për zhvillimin e kësaj ndeshje”, ka thënë Shosholli.
Njeriu i sakrificave Ajet Shosholli, që kurrë nuk u ndal në kohërat me të rënda për futbollin dhe në shërbim të shtetit të Kosovës.
Futbollistët që iu përgjigjen ftesës:
Xhemail Zeqiri, Arsim Abazi, Isa Sadriu, Gani Llapashtica, Sunaj Keçi, Arbnor Morina, Kujtim Shala, Adil Vokrri, Muharrem Sahiti, Afrim Tovërlani, Harun Isa, Ardian Kozniku, Suad Keçi dhe Erxhan Menga.