Lionel Messi mund të rikthehet te Barcelona.
Messi do të bëhet agjent i lire në vitin 2023 dhe siç raporton “ESPN” Barcelona nuk do t’i thoshte “jo” shtatë here fituesit të Topit të Artë.
Messi u largua nga “Camp Nou” për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainit verën e kaluar, mirëpo argjentinasi nuk ka munduar asesi ta gjejë formën e duhur në “Parc des Princes”.
Argjentinasi ka vetëm 12 muaj të mbetur për të ekzekutuar kontratën e tij me PSG-n dhe mund t'i ofrohet mundësia të kthehet në “Camp Nou” nëse trajneri i Blaugranëve, Xavi vendos se ai mund të bëjë ende një punë në Spanjë.