Dështimi në Champions nuk kapërdihet

Futboll

Dështimi në Champions nuk kapërdihet

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 14:21
Dështimi në Champions nuk kapërdihet

Klubi francez i Paris Saint-Germain ka arritur një marrëveshje me Mauricio Pochettino që do ta shohë argjentinasin të largohet nga roli i tij përpara sezonit të ardhshëm, pas 18 muajsh si trajner.

Pochettino iu bashkua PSG-së në janar të vitit 2021 dhe ka pasur një periudhë të përzier në klub. PSG nuk arriti të ruante kurorën e kampionit të Ligue 1 gjatë sezonit 2020-2021, megjithëse jo i gjithë faji mund t’i vihet Pochettino për këtë, pasi ai iu bashkua parizienëve në mes të kampionatit.

Sezoni 2021-2022, ndërkohë, do ta shihte PSG-në të fitonte përsëri titullin e Ligue 1. Megjithatë, si shumë trajnerë para tij, ishte shfaqja e Pochettino në Ligën e Kampionëve që nxiti largimin e tij nga kryeqyteti francez.

PSG u përball me Real Madridin në 1/16 finale të Champions-it, në fillim të këtij viti, duke kaluar në epërsi 1-0 në ndeshjen e dytë dhe më pas duke pasur avantazhin 2-0 në total, përpara se të përmbysej nga të bardhët e Carlo Ancelottit 3-2 (në total).

Në lidhje me largimin e argjentinasit nga PSG, raportohet se Pochettino u takua me hierarkinë e klubit për të diskutuar sezonin 2021-2022. Kuptohet se biseda prodhoi një vendim të përbashkët që ish-trajneri i Tottenhamit nuk do të vazhdojë në “Parc des Princes”. Të dyja palët identifikuan ndarjen e rrugëve si hapi më i arsyeshëm për të gjithë.

Christophe Galtier i Nice mendohet të jetë ndër opsionet e ndryshme që PSG po shikon për të zëvendësuar Pochettino. Po ashtu, dy ditët e fundit është folur shumë për Zinedine Zidane, por ka pasur lajme kontradiktore në këtë drejtim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat