Greqia nuk e ka qetësinë përkundër se do të luajë në fushën e saj në Volov, kundër Kosovës, në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës C të Kombeve në futboll.
Greqia deri me tash la shënuar tre fitore rresht dhe kryeson me 9 pikë grupin 2 dhe Kosova ka dy fitore e një humbje duke u renditur në vend të dytë me 6 pikë, pas saj janë Irlanda Veriore me 1 dhe Qipro 1.
Ndeshja mes Greqisë dhe Kosovës, është derbi dhe zhvillohet sonte në orën 20.45. Ndeshje që luftohet për vend të parë dhe Kosova ka rastin e fundit, çdo rezultat tjetër përveç fitores do të jetë rezultat i keq.
Media greke “gazzetta.gr”, shkruan se Kosova mund të jetë një kërcënim i madh.
“Skuadra jonë përfaqësuese duket e pandalshme në rrugën për të zënë vendin e parë në grupin e dytë të divizionit të tretë të Ligës së Kombeve.
Në ndeshjen e tyre të fundit, lojtarët e selektorit Gustavo Poyet mposhtën (3:0) lehtësisht Qipron në stadiumin “Panthessaliko” të Volos.
Kombëtarja jonë sonte e pret Kosovën, e cila shtatë ditë më parë fitoi 1:0 në Prishtinë.
Kosova është i vetmi që mund të kërcënojë trajnerin uruguaian.
Megjithatë, të gjithë e dinë që në rast fitores, vendi i parë dhe ngjitja në kategorinë e dytë do të sigurohet matematikisht”, shkruan mes të tjera media greke.