Ronovimi i kontratës së Fjoart Jonuzit me Vllazninë tashmë është zyrtar.
Klubi kuqeblu ka njoftuar në rrjetet sociale arritjen e marrëveshjes me mesfushorin kuksian edhe për sezonin e ardhëm.
Jonuzi është pjesë e Vllanisë prej dy sezonesh.
Klubi shkodran ka prezantuar më herët Lorik Boshnjakun si përforcimin e parë në mesfushë, me ish-kapitenin e Prishtinës që do zëvendësojë Ardit Krymin.
Priten të tjera lëvizje të rëndësishme në skuadrën shkodrane, që më 15 qershor do të nisë përgatitjet për aventurën europiane.
Njoftimi i Vllaznisë:
“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen me futbollistin Fjoart Jonuzi për të luajtur edhe për një sezon tjetër me skuadrën tonë.
Klubi ka vlerësuar kontributin e dhënë nga lojtari në dy sezonet e fundit dhe si rrjedhojë ka shprehur dëshirën për ta pasur sërish në radhët e tij.
Dëshira jonë ka gjetur edhe gatishmërinë e lojtarit për të vazhduar karrierën e tij i veshur kuqeblu edhe për një sezon të tretë, me qëllimin e qartë, për të arritur të tjera suksese me të.