FC Shkupi, përgatitje dhe ndeshje kontrolluese në Ohër!
Kampioni aktual i Maqedonisë, FC Shkupi, tash e disa ditë po punon aktivisht në Ohër, ku ka filluar fazën e parë të përgatitjeve për kualifikimet për Ligën e Kampionëve.
Trajneri Goce Sedloski mblodhi ngadalë të gjithë ekipin dhe stërvitet me intenzitet të plotë. Ohri është baza e “pëllumbave” nga Çairi, të cilët në mënyrë dominante fituan titullin në skenën vendore dhe do të luajnë në elitën evropiane.
Për lojtarët që të rikthehen dalëngadalë në formë, janë caktuar edhe ndeshje kontrolluese. FC Shkupi do të luajë kundër Ballkanit nga Kosova, ndërsa dueli do të zhvillohet më 14 qershor, në orën 17:00.