Futbollisti Leonat Vitija i bashkohet nënkampionit të Kosovës, Dritës së Gjilanit.
Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e FC Dritës.
“Leonat Vitija 3 vite me Dritën.
Talenti i Skënderbeut, Leonat Vitija qendërmbrojtës ka arritur marrëveshje tri vjeçare me klubin tonë.
Kontrata u nënshkrua në prani të Drejtorit Sportiv z. Valon Zymberi, i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe suksese Leonatit te FC DRITA.
Leonati për tri vite ishte pjesë e klubit të madh shqiptar, ku ka zhvilluar 67 ndeshje me Skënderbeun në kampionat dhe në garat e Kupës.
FC Drita i dëshiron mirëseardhje dhe suksese me klubin tonë”, njofton FC Drita.