Kylian Mbappe "largon" Pochettino-n nga PSG

Futboll

Kylian Mbappe "largon" Pochettino-n nga PSG

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 18:19
Kylian Mbappe

18 muaj, kaq zgjati aventura e Maurizio Pochettino-s në stolin e PSG. Argjentinasi dhe klubi parizien i kanë "dhënë duart" njëri-tjetrit pasi gjetën gjuhën e përbashkët. 

Edhe pse fitoi titullin me 15 pikë diferencë nga vendi i dytë i Marseille, diferenca më e madhe në Europë, eleminimi nga Real Madrid në 1/8 e Champions League, rezultoi fatal për trajnerin argjentinas. 

Rinovimi i Mbappe dhe rritja e kompetencave të sulmuesit francez mendohet se ndikoi në lamtumirën e teknikut i cili nuk ka patur asnjëherë marrëdhënie të afërt me 23-vjeçarin.

Tani PSG do t'i përqëndrojë fuqitë në bisedimet me Zinedine Zidane. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat