Kombëtarja e Kosovës në ragbi shkroi historinë, duke debutuar në arenën ndërkombëtare.
Djemtë tanë i mbyllën ndeshjet e Konferencës 2 të Federatës Evropiane të Ragbit, me fitore bindëse 34:0 ndaj Estonisë.
Fitorja erdhi pas humbjeve ndaj Sllovenisë, Sllovakisë e Maltës, ndaj të cilave morën përvojë të mirë.
"Iu urojmë fat dhe suksese në garat e ardhshme", shkruan në faqen e Komitetit Olimpik të Kosovës.