Kosova nuk ia del, tensione e provokime të turpshme në Greqi!

Futboll

Kosova nuk ia del, tensione e provokime të turpshme në Greqi!

Nga: Kemajl Goca Më: 12 qershor 2022 Në ora: 19:48 Përditësuar në ora: 00:11 më 13.06.2022
Kosova nuk ia del, tensione e provokime të turpshme në Greqi!

Selektori i Greqisë bën një krahasim interesant, Uruguaj – Argjentinë e Greqi - Kosovë!  

Selektori i Greqisë, Gustavo Poyet, theksoi se ishte absolutisht i lumtur për fitoren e Kombëtares së tij dhe sigurimin e vendit të parë në Grupin 2 të Ligës C të Kombeve dhe vlerësoi futbollistët e tij.

 “Unë hyj në çdo ndeshje për të fituar. Duhet t'u jap të gjithë meritat lojtarëve. Ata ishin fantastikë, të shkëlqyer.

Ata luajtën dhe e bënë vendin krenar”, tha ai.

“Jam përpjekur të mendoj dhe të analizoj ndeshjet, të njoh mirë lojtarët e mi dhe të marr vendimet. Kur bëni zgjedhjet e duhura, bëheni një trajner më i mirë. Ju krijoni mundësi për ekipin.

Mundohem t'i bind lojtarët me mesazhe të thjeshta. Unë fola me ta sot dhe u thashë se është hapi i fundit”, thotë Poyet.

Ai bën një krahasim interesant, Uruguaj – Argjentinë e Greqi - Kosovë!  

“Kur isha 9 vjeç, babai më mësoi që ne uruguajanët nuk humbasim nga Argjentina. Që nga ajo ditë kuptova se çfarë është fitorja dhe si dua të fitoj. Ky dominim mbi Kosovën ia kushtoj lojtarit Limnios”, ka thënë Poyet.

Reagon Agim Ademi pas ndeshjes Greqi - Kosovë 

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, iu është mirënjohës tifozëve Dardanë, që ishin në numër të madh në stadiumin Volos të Greqisë.

Kosova pësoi humbje me rezultat 2:0 nga Greqia, në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës C të Kombeve  

“Edhe pas ndeshjes bashkë me Dardanët.

Ishin këta luana dardanë që brohoritën dhe përkrahën futbollistët tanë deri në minutat e fundit përkundër humbjes dhe nuk ranë pre e provokimeve të shumta nga tifozët vendas. 

Bravo djema jeni më të mirët!

Bashkë për futbollin deri në fund. Sukseset pashmangshëm do të vijnë!

Faleminderit”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.  

Greqia kryeson me 12 pikë në Grupin 2, pasojnë Kosova me 6, Irlanda Verore 2 dhe Qipro 2.

Rrahmani tregon pse trajneri i grekëve e shau pasi ai protestoi

Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje sonte në ndeshjen ndaj Greqisë në Ligën e Kombeve.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Panthessaliko” përfundoi me rezultatin 0:2.

Ndeshja u përshkrua me tensione të shumta, teksa ishin grekët që nuk i ndalen provokimet që nga fillimi e deri te mbarimi i ndeshjes.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka thënë se gjërat që ndodhin në tribuna nuk ndikojnë te futbollistët, por tregoi arsyen pse ka protestuar te gjyqtari.

“Nuk e besoj se ka qenë problem. Në fushë jemi profesionist. Flakadanët nuk kanë qenë problem. Janë të rrezikshme flakadanët se nëse e prek ne trup ndonjërin. Trajneri i tyre më shau kur unë protestova tek gjyqtarët. I thashë se një trajner nuk duhet ta shajë një futbollistin, por le të mbetet në ndërgjegjen e tyre”, tha anëtari i Napolit pas ndeshjes.

Amir Rrahmani tha se tek rasti i tij duhej që të akordohej penallti.

“Ishte penallti. Më mbajti me dy duart. Normalisht është penallti. Por, nuk e shikuan gjyqtarët. Jemi të zhgënjyer sepse mund të barazonim pikët”, deklaroi kapiteni i Kombëtares së Kosovës.

Ja si i komentojnë mediat greket tensionet e provokimet e grekëve ndaj Kosovës  

Media greke sportive raportojnë në një formë tensionet dhe provokimet në stadium, por në asnjë mënyrë nuk fajësojnë huliganët grekë. 

Gazeta “sportdog” dhe as “Gazzeta.gr”, nuk e theksuan se provokimet ishin nga vendasit.

 “Fitore e madhe e Kombëtares së Greqisë ndaj Kosovës!

Skuadra mbizotëroi 2:0 me golat e Giakoumakis dhe Mandalos, bëri rezultatin katër ndeshje katër fitore në Ligën C të Kombeve dhe mbylli tani e tutje vendin e parë në grup, ngjitjen në kategorinë e dytë”, shkruan mes të tjera media greke “sportdog”.

Megjithatë e përmend lazerin që u lëshua në stadium. “Më pas ka pasur tensione me kosovarët si protagonistë dhe për përdorimin e lazerit në të njëjtën kohë”, shkruan me tej. 

“Gazzetta.gr”, shkruan: “Episodet që shpërthyen në tribunat e “Panthessalikos” menjëherë pas rezultatit 1:0 të Greqisë çuan në pezullimin e ndeshjes me Kosovën. Në minutën e 71-të dhe pas 1:0 të Giakoumakis, në “Panthessaliko” pati incidente mes tifozëve grekë dhe kosovarë. Këto episode ishin shkaku i pezullimit të përkohshëm të ndeshjes”.

Grekët i sulmojnë me fishekzjarrë tifozët e Kosovës, “Dardanët” ua kthejnë njëjtë

Po vazhdojnë tensionet mes tifozëve në ndeshjen Greqi – Kosovë në Ligën e Kombeve.

Provokimet nga grekët nuk kanë munguar që nga fillimi i ndeshjes, teksa situata ka eskaluar edhe më shumë.

Grekët kanë gjuajtur me mjete ndezëse “Dardanët”, teksa edhe tifozët e Kosovës ia kanë kthyer ne mënyrën e njejtë.

Kujtojmë se pas pjesës së parë ndodhi edhe një përleshje mes tifozëve të Kosovës dhe Greqisë, ku u nevojit ndërhyrja e Policisë për të qetësuar sadopak situatën.

Grekët provokojnë me flamur të Serbisë

(E plotësuar) - Kosova mposhtet me rezultat 2:0 nga Greqia, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Panthessaliko” në Volos”. 

Është humbja e dytë nga katër ndeshjet në Grupin 2 të Ligës C të Kombeve. 

Tensione e provokime të turpshme nga ana e disa tifozëve huliganë grekë në tribunat e stadiumit Volos.

Duket se aty ka pasur edhe ndonjë serb, pasi që u shpalos edhe flamuri i Serbisë, duke provokuar rreth 500 tifozë Dardanë. Madje në fillim të pjesës së parë disa huliganë grekë tentuan t’i kalojnë rrethojat dhe të shkojnë në drejtim të Dardanëve. 

Një mikpritja aspak miqësore nga ana e disa tifozëve grekë, duke provokuar ndaj Kosovës.

Aty pati edhe shumë forca të njësisë speciale të policisë, duke mos lejuar që situata të eskalojë.

Në minutën e 71-të, kur bie goli, një tifoz çuditërisht futet edhe në fushë.

Greqia pati më shumë nga loja, pati dy-tri raste dhe shënoi në minutën e 71-të.

Futbollisti Georgios Giakoumakis godet me kokë nga rreth 11 metra dhe shënon në këndin e poshtëm të majtë, 1:0.

Në minutën e 90+8, gabon Emir Sahiti dhe vendasit shënojnë përmes Petros Mantalos për 2:0.

Çudi tjetër, Kosova nuk pati më shumë se katër zëvendësime në bankë, kjo është e pakuptueshme nga ana e selektorit të Kosovës, Alain Giresse.  

Kosova mposhtet dhe humb të gjitha shpresat për vend të parë. 

Greqia kryeson me 12 pikë, pasojnë Kosova me 6, Irlanda Veriore 2 dhe Qipro 2 pikë. 

Greqia - Kosova 2:0

Stadiumi “Panthessaliko” në Volos.
Shikues: 15.000.
Gjyqtar: Julian Weinberger.
Shënues: Giakoumakis (71’), Mantalos (90+8’).
Kartona të verdhë: Giakoumakis, Mantalos, Vlachodimos - Kryeziu.
Greqia: Vlachodimos, Baldock, Mavropanos, Chatzidiakos, Tsimikas, Bakasetas (Giannoulis 85’), Siopis, Bouchalakis (Kourbelis 77’), Chatzigiovannis (Mantalos 46’), Pavlidis (Giakoumakis 58’) dhe Masouras (Alexandropoulos 85’).
Kosova: Muriç, Domgjoni, Rrahmani, Kryeziu, Aliti, V. Berisha, Rrudhani (Loshaj 46’), Rashica (Sahiti 90+1’), Muslija (Idrizi 58’), Bytyçi (Zeneli 77’) dhe Muriqi.  

90' Tetë minuta lojë shtesë, te minuta shpresë.

86' Kosova po bën trysni.

79’ Ndeshja po shkon drejt fundit. 

Greqia - Kosova 1:0

Shikues: 15.000.
Gjyqtar: Julian Weinberger.
Kartona të verdhë: Giakoumakis - Kryeziu.
Shënues: Giakoumakis (71’).
Greqia: Vlachodimos, Baldock, Mavropanos, Chatzidiakos, Tsimikas, Bakasetas, Siopis, Bouchalakis (Kourbelis 77’), Chatzigiovannis (Mantalos 46’), Pavlidis (Giakoumakis 58’) dhe Masouras.
Kosova: Muriç, Domgjoni, Rrahmani, Kryeziu, Aliti, V. Berisha, Rrudhani (Loshaj 46’), Rashica, Muslija (Idrizi 58’), Bytyçi (Zeneli 77’) dhe Muriqi.  

71' Greqia avancon me 1;0 ndaj Kosovës. Georgios Giakoumakis shënon, ndërsa tifozët grekët hedhin mjete piroteknike në drejtim  të Dardanëve.

64’ Nuk ka ndryshim rezultati.

Greqia - Kosova 1:0

Shikues: 15.000.
Kartona të verdhë: Kryeziu.
Gjyqtar: Julian Weinberger.
Greqia: Vlachodimos, Baldock, Mavropanos, Chatzidiakos, Tsimikas, Bakasetas, Siopis, Bouchalakis, Chatzigiovannis (Mantalos 46’), Pavlidis (Giakoumakis 58’) dhe Masouras.
Kosova: Muriç, Domgjoni, Rrahmani, Kryeziu, Aliti, V. Berisha, Rrudhani (Loshaj 46’), Rashica, Muslija (Idrizi 58’), Bytyçi dhe Muriqi.  

61' Nuk ka ndonjë rast deri me tani në pjesën e dytë.

58' Lojë e mirë nga të dy palët.

55' Vedat Muriqit po i afrohet ndihma mjekësore.

52' Përsëri lazer nga tribuna, turp për mikptirësin.

50' Kosova kërkon fitore në Volos.

48' Florent Loshaj futet në lojë në vend të Fonat Rrudhanit.

47' Kosova po tregon lojë të mirë.

Përfundon pjesa e parë. 44’ Nuk ka ende gola, Kosova po luan me kujdes me përjashtim të ndonjë gabimi.

Në këtë ndeshje nuk mungojnë provokime nga disa tifozë grekë, ku shpalosën flamurin e Serbisë dhe në një moment pati edhe tensione mes tifozëve grekë dhe dardanë.  

Tifozët grekë tentuan kalimin e rrethojave pranë tribunëse ku ishin të vendosur “Dardanët”.

Greqia - Kosova 0:0

Shikues: 15.000.
Kartona të verdhë: Kryeziu.
Gjyqtar: Julian Weinberger.
Greqia: Vlachodimos, Baldock, Mavropanos, Chatzidiakos, Tsimikas, Bakasetas, Siopis, Bouchalakis, Chatzigiovannis, Pavlidis dhe Masouras.
Kosova: Muriç, Domgjoni, Rrahmani, Kryeziu, Aliti, V. Berisha, Rrudhani, Rashica, Muslija, Bytyçi dhe Muriqi.  

40' Lojë e mirë, Kosova po mbrohet mirë.

37’ Mavropanos rast ideal por për fat të mirë nuk u treguar i shkathët. 

31' Pavlidis godet fuqishëm por nuk arrin të qëllon cakun. 

27' Rezultati edhe më tej 0:0. Situata tani është qetësuar në tribuna.

25' Njësia speciale e Policisë greke janë vendosur afër Dardanëve.

22' Grekët po sulmojnë! Situata qetësohet në tribuna.

17' Arijanet Muriç me reflekset e tij shpëton portën dhe topin e dëbon në korrne.

17' Dikush nga tifozlt ka ngritur flamurin e Serbisë.

16' Ka provokime, është një grup tifozësh proserb në anën e grekëve dhe tentojnë t'i sulmojnë shikuesit e Kosovës.

14' Vazhdon rezultati i bardhë, megjithëse grekët po shfaqen të rrezikshëm.

12'  Spikeri zyrtar në stadium bën thirrje që të ndalen lazerët në stadium, pasi po pengohen shumë lojtarët e Kosovës.

10' Greqia orvatet të shtojë presionin ndaj portës së Kosovës.

7’ Ndeshje e mirë, me kujdes të shtuar nga të dy palët.

Greqia - Kosova 0:0

Shikues: 15.000.
Gjyqtar: Julian Weinberger.
Greqia: Vlachodimos, Baldock, Mavropanos, Chatzidiakos, Tsimikas, Bakasetas, Siopis, Bouchalakis, Chatzigiovannis, Pavlidis dhe Masouras.
Kosova: Muriç, Domgjoni, Rrahmani, Kryeziu, Aliti, V. Berisha, Rrudhani, Rashica, Muslija, Bytyçi dhe Muriqi.  

4' Kosova po luan me kujdes të shtuar.

3' Mbi 500 shikues raportohet se janë shqiptarë në stadium.

1' Fillon ndeshja.

Intonohet himni i Kosovës. Tifozët grekë nuk i ndalin vërshëllimat.

Mbi 15 mijë shikues në stadiumin në Volos

Gjithçka gati.

UEFA ka publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Greqi-Kosovë, e cila nis në 20:45.

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, ka bërë disa ndryshime në rreshtim në krahasim me ndeshjen me Irlandën e Veriut, duke iu përshtatur kundërshtarit, që në “Fadil Vokrri” triumfoi 0-1.

Trajneri francez kthen në portë në rolin e titullarit Aro Muric, ndërsa në mbrojtje Rrahmani dhe Kryesiu në mbrojtje, Domgjoni në të djathtë dhe Aliti në të majtë.

Rrudhani dhe Valon Berisha do të rreshtohen para mbrojtjes, ndërsa treshja Rashica, Muslija e Bytyqi pas shpinës së Muriqit.

Greqia dhe Kosova do të ndeshen në Volos

Futbollistët e Kosovës kanë dalur në nxemje.

Gjithashtu edhe tifo-grupi "Dardanët" tashmë kanë filluar të vendosen në tribunat e stafidiumit në Voles, aty ku do të luhet ndeshja Greqi-Kosovë.

Greqia dhe Kosova do të ndeshen pas pak minutash në sfidën vendimtare për vendin e parë në grup.

Këto dy kombëtare luftojnë për kreun e grupit, pasi tashmë Qipro dhe Irlanda e Veriut kanë mbetur në fund të tabelës pas paraqitjeve të dobëta që kishin.

Ndeshja do të jepet direkt nga "Radio Kosova" duke filluar nga ora 20:45.

Kosova me vetëm 4 lojtarë e 2 portierë rezervistë

Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të ndeshjes mes Greqisë dhe Kosovës në Volos.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për Kosovën, në garë për pozitën e parë në grup.

Por, “Dardanët” kanë mungesa të shumta dhe trajneri Alain Giresse nuk vendosi të ftonte lojtarë tjerë.

Kjo pasi sipas tij tani është fundi i grumbullimit.

Në bankën rezervë të Kosovës janë gjashtë lojtarë, prej tyre dy portierë.

Kurse, te Greqia janë 12 lojtarë në bankën rezervë.

Greqi – Kosovë: Dardanët fillojnë ngrohjet

Kosova udhëton në Greqi për ndeshjen e katërt në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Ndeshja zhvillohet në Panthessaliko Stadium në Volos, Dardanët në këtë ndeshje kanë udhëtuar me shumë mungesa, por do të japin maksimumin të rikthehen me pikë të plota në Prishtinë.

Përfaqësuesja e Kosovës, ka humbur vetëm nga grekët në Nations League, ndërsa dy ndeshjet tjera i ka fituar, dhe në rast fitore sonte, do të ishte në “pole position” për të prekur Play Offin e Euro 2024, e cila mbahet në Gjermani.

.Skuadra jonë, ka filluar ngrohjet, nën urdhrat e stafit të Giresse, 30 minuta para fillimit të sfidës.

Të gjithë me sy e vesh nga Volosi, formacionet zyrtare Greqi - Kosovë

Kombëtarja e Kosova ka mobilizuar radhët dhe kërkon fitore në përballje me Greqinë në Volos.

Ndeshje e vështirë sa nuk bën më, por dardanët besojnë e shpresojnë në rezultatin më të mirë.  

Të gjithë me sy e vesh nga Volosi sepse kjo sfidë është si finale e grupit 2 të Ligës C të Kombeve në futboll.

Selektori i Kombëtares së Kosovës,  Alain Giresse, nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e pesë futbollistëve për shkak të lëndimeve apo pezullimit. Bëhet fjalë për Edon Zhegrovën, Benjamin Kolollin, Lirim Kastratin, Ibrahim Dresevicin dhe Betim Fazlijin.

Greqia kryeson me 9 pikë, pasojnë Kosova me 6, Irlanda Veriore 2 dhe Qipro 2.

Greqia - Kosova
Greqia: Vlachodimos, Baldock, Mavropanos, Chatzidiakos, Tsimikas, Bakasetas, Siopis, Bouchalakis, Chatzigiovannis, Pavlidis dhe Masouras.
Kosova: Muriç, Domgjoni, Rrahmani, Kryeziu, Aliti, V. Berisha, Rrudhani, Rashica, Muslija, Bytyçi dhe Muriqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat