Zvicra ka shënuar fitoren e parë në Ligën A të Kombeve.
Pas tre humbjen, gjen fitoren me rezultat 1:0 ndaj Portugalisë, kjo e fundit u paraqit pa Cristiano Ronaldon.
Në minutën e 22-të, Xherdan Shaqiri u largua nga fusha për shkak të një lëndimi.
Kapiteni Granit Xhaka u paraqit titullar, duke treguar lojë të madhe me bashlëlojtarë.
Seferoviq shënoi në minutën e tretë, gol që rezultoj për fitoren e madhe.
Pas xhiros së katërt në Grupin 2, Spanja kryeson me 8 pikë, pasojnë Portugalia 7, Republika e Çekisë 4 dhe Zvicra ka 3 pikë.