Selektori i Greqisë, Gustavo Poyet, theksoi se ishte absolutisht i lumtur për fitoren e Kombëtares së tij dhe sigurimin e vendit të parë në Grupin 2 të Ligës C të Kombeve dhe vlerësoi futbollistët e tij.
“Unë hyj në çdo ndeshje për të fituar. Duhet t'u jap të gjithë meritat lojtarëve. Ata ishin fantastikë, të shkëlqyer.
Ata luajtën dhe e bënë vendin krenar”, tha ai.
“Jam përpjekur të mendoj dhe të analizoj ndeshjet, të njoh mirë lojtarët e mi dhe të marr vendimet. Kur bëni zgjedhjet e duhura, bëheni një trajner më i mirë. Ju krijoni mundësi për ekipin.
Mundohem t'i bind lojtarët me mesazhe të thjeshta. Unë fola me ta sot dhe u thashë se është hapi i fundit”, thotë Poyet.
Ai bën një krahasim interesant, Uruguaj – Argjentinë e Greqi - Kosovë!
“Kur isha 9 vjeç, babai më mësoi që ne uruguajanët nuk humbasim nga Argjentina. Që nga ajo ditë kuptova se çfarë është fitorja dhe si dua të fitoj. Ky dominim mbi Kosovën ia kushtoj lojtarit Limnios”, ka thënë Poyet.