​Zyrtare, Benfika njofton se ka arritur marrëveshje me Liverpoolin për Darwin Nunez

Futboll

​Zyrtare, Benfika njofton se ka arritur marrëveshje me Liverpoolin për Darwin Nunez

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 09:04
Darwin Nunez

Benfica ka konfirmuar shitjen e sulmuesit Darwin Nunez te Liverpooli, pasi klubi i Premierligës mundi Manchester United për shërbimet e uruguaianit.

22-vjeçari do të jetë ardhja e fundit në fazën ofanzive në “Anfield” derisa Jurgen Klopp vazhdon të freskojë sulmin pas ardhjeve të Luis Diaz dhe Fabio Carvalho në gjashtë muajt e fundit.

Nunezit do t'i kërkohet të mbushë boshllëkun e mundshëm të lënë nga Sadio Mane, i cili pritet të largohet nga klubi këtë verë.

Benfica njoftoi në mëngjesin e së hënës se është gjetur marrëveshja për shitjen e Nunez, përmes një deklarate në faqen e klubit ku thuhej:

"Benfica informoi Komisionin e Tregut të Letrave me Vlerë (CMVM) se ka arritur një marrëveshje me Liverpoolin për shitjen e të gjitha të drejtave të lojtarit Darëin. Nunez, për shumën prej 75 milionë euro.Marrëveshja parashikon pagesën e një shpërblimi në formë të bonuseve, kështu që shuma e shitjes mund të arrijë deri në 100 milionë euro”.

Liverpooli do t'i paguajë Benfica-s 75 milionë euro paraprakisht për të nënshkruar me Nunez dhe mund të paguajë deri në 25 milionë euro të tjera shtesë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat