​Nuk ka fitues në ballafaqimin Shqipëri U21-Kosovë U21

Futboll

​Nuk ka fitues në ballafaqimin Shqipëri U21-Kosovë U21

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 21:35
Shqiperia-Kosova

Shqipëria dhe Kosova kanë luajtur baras në ndeshjen përmbyllëse të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian 2023 dhe rezultati përfundimtar ishte 1-1.

Kosova kaloi e para në epërsi në minutën e 32-të dhe realizues i golit ishte Erolind Krasniqi dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Epërsia e Kosovës vazhdoi edhe në pjesën e dytë, përkatësisht deri në minutat shtesë të ndeshjes kur Flamur Ruçi shënoi golin e barazimit në minutën e 95-të.

Në Grupin G, Kosova pozicionohet në vendin e katërt me 12 pikë, kurse Shqipëria e pesta me 10 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat