Skuadra e futbollit Shkupi me fat!
Në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për turin e parë të eliminatoreve për edicionin e ri të Ligës së Kampionëve.
Në shortin e UEFA, u rreshtuan 30 skuadra, të ndara në tre grupe me nga dhjetë secila.
Skuadra e FC Shkupit, si kampion i Maqedonisë, në raundin e parë do të përballet me Linkoln Red Imps nga Gjibraltari dhe ndeshjen e parë dotë zhvillojë në terrenin vendas, 5 ose 6 korrik, ndërsa ndeshja kthyese do të jetë më 12 ose 13 korrik.