Skuadra e Levantes vazhdon që të kërkojë blerës për Enis Bardhin, i cili duhet të paguajë së paku 10.5 mln euro, me çka skuadra spanjolle do të mbante likuiditetin financiar, edhe pas largimit nga elita e futbollit spanjoll.
Enis Bardhi, është në kreun e listës të futbollistëve që do të largohen, ndërsa oferta e fundit ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Levantes, Felipe Minambres.
“Për Enis Bardhin kemi marë ofertë nga Liga e Futbollit të SHBA-s. Mirëpo Bardhi nuk do të shkojë në Amerikë, pasi që menjëherë është refuzuar një ofertë e tillë,” tha mes tjerash Minambres.
Kujtojmë se Bardhi është në formë të mirë, pasi që shënoi dy gola në katër ndeshjet e muajit qershor të Maqedonisë në kuadër të Ligës së Kombeve.