Trajneri i Izraelit: Çfarë do të na ndihmonte në ndeshjen me Shqipërinë?

Futboll

Trajneri i Izraelit: Çfarë do të na ndihmonte në ndeshjen me Shqipërinë?

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 16:23
Trajneri i Izraelit: Çfarë do të na ndihmonte në ndeshjen me Shqipërinë?

Barazimi 2-2 në transfertë ndaj Islandës ka mbajtur Izraelin në kreun e Grupit 2 të Ligës B në Ligën e Kombeve dhe tashmë për skuadrën izraelite, gjithçka ndoshta do të vendoset në takimin e fundit që ka ndaj Shqipërisë, që luhet në muajin shtator. Një fitore bën direkt izraelitët fitues të grupit, ndërsa rezultatet e tjera mbajnë gjithçka të hapur në varësi të ndeshjes tjetër mes Shqipërisë dhe Islandës.

Megjithatë, trajneri i Izraelit, Alon Hazan, është shprehur i kënaqur me pozitën e favorshëm ku gjendej skuadra e tij pas ndeshjes së mbrëmshme dhe shpresonte që puna të kryhej me sukses në shtator përballë kuqezinjve të Rejas. “Ne kishim shanset tona të vendosnim ndeshjen.

Por duhet të jemi të sinqertë dhe të themi se edhe ata i kishin, ata luajtën me një stil loje që e bënte të vështirë për ne me top të gjatë.

Kur ne nuk shfrytëzonim mundësitë që na janë shfaqur në të kaluarën, shpesh kemi paguar për ta. Nuk duhet të jemi të zhgënjyer pasi u kthyem me një pikë. Kemi një ndeshje në shtator ndaj Shqipërisë për kreun dhe shpresoj shumë që do të bëjmë gjërat siç duhet.

Çfarë do të na ndihmonte në ndeshjen me Shqipërinë? Padyshim do të ishte tifozeria, një stadium i mbushur me tifozë që mbështetin ekipin.

Unë ndjej shumë mbështetje nga publiku ynë në ndeshjet e fundit dhe shpresoj shumë që ndaj Shqipërisë do të ketë një stadium të mbushur që të na shtyjë pasi i kemi aftësitë dhe karakterin e duhur. Ne duam të sigurojmë kreun e grupit me futboll të bukur para tifozerisë tonë”, tha trajneri i Izraelit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat