Sipas të gjitha gjasave, Ousmane Dembele do të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të verës.
E ardhmja e francezit vazhdon të jetë shumë e përfolur, por duket se ajo do të jetë larg “Camp Nou”.
Sipas “Cadena SER”, Dembele e ka refuzuar edhe ofertën e fundit nga klubi katalunas për të rinovuar kontratën.
Kurse, Barcelona tani thuhet se nuk është e përgatitur t’i ofruar një kontratë tjetër dhe do të pajtohet me largimin e reprezentuesit të Francës pas pesë vjetësh.
Barça pagoi 140 milionë euro për të transferuar Dembelen nga Borussia Dortmundi në verën e vitit 2017, dhe sulmuesi ka regjistruar 32 gola dhe 34 asistime në 149 ndeshje për klubin në të gjitha garat.
25-vjeçari do të largohet si lojtar i lirë nga Barcelona, pasi kontrata e tij skadon zyrtarisht më 30 qershor.
Për Ousmane Dembelen interesim kanë shprehur Chelsea dhe Paris Saint-Germaini.