Drita nuk ndalet me përforcime për edicionin e ri.
Skuadra nga Gjilani përforcohet me futbollistin Kastriot Selmani e Llapit të Podujevës.
Drita po përgatitet edhe për sfidën e parë në kualifikueset për Conferende League, kundër skuadrës nga Finlanda Inter Turku.
“FC Drita dhe sulmuesi 22 vjeçar, Kastriot Selmani kanë arritur marrëveshje trivjeçare.
Kastrioti është sulmues i krahut të djathtë, ku u paraqit në 102 ndeshje me Llapin dhe shënoi 15 gola.
Sulmuesi i talentuar pritet të bashkohet me grupin sot dhe të jetë i gatshëm për ndeshjet në Evropë.
Klubi ynë, FC Drita i dëshiron mirëseardhje dhe suksese Kastriotit, bashkë në realizim të objektivave tona”, njofton FC Drita.