Drita e Gjilanit e ka të njohur kundërshtarin për rrethin e parë kualifikuese të Conference League në futboll.
Inter Turku nga Finlanda do të ndeshet me Dritën.
Gjilanasit përgatiten për sfidën me finlandezët, ku ndeshja e parë luhet me 7 korrik në konak të Interit dhe pastaj me 14 korrik në Kosovë.
Për këtë përballje kryetrajneri i FC Drita, Ardian Nuhiu theksoi se në këto nivele garash çdo skuadër ka cilësitë e veta dhe kundërshtari meriton respekt maksimal.
"Në këto nivele çdo skuadër ka cilësitë dhe vlerat e veta, prandaj kundërshtari ynë meriton respekt maksimal dhe një analizë të detajuar.
Kemi kohën e mjaftueshme për të analizuar ekipin e FC Inter Turku, pasi që kampionati në Finlandë është ende duke u zhvilluar. Kjo na mundëon që të marrim edhe më tepër informacione për kundërshtarin tonë dhe ne të vazhdojmë punën e përgatitjet", ka thënë trajneri Nuhiu.