Vincent Kompany është bërë trajner i skuadrës Burnley.
Lajmin e konfirmoi vetë klubi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Kompany do ta zëvendësojë në detyrë trajnerin veteran të kësaj skuadre, Sean Dyche.
Mbetet të shihet nëse belgu do të arrijë ta rikthejë skuadrën në nivele të larta, pas një forme aspak të mirë, ku përfunduan vetëm në pozitën e 18-të.