Partizanit të Tiranës si duket dëshira do t’i plotësohet. Open-TV mëson ekskluzivishtë se portieri i talentuar nga Hasanbegu i Shkupit, Bekim Rexhepi do të nënshkruaj kontratë dhe kështu do të bëhet lojtar i ri i të kuqve nga kryeqyteti shqiptar.
Burimet tona bëjnë me dije se 25-vjecari gjatë ditës së sotme do të prezantohet si lojtar i ri i Partizanit.
Drejtuesit e Partizanit ka kohë që ishin interesuar për shërbimet e “gardianit” Rexhepi dhe më në fund ia arrijnë që ta sjellin në radhët e tyre. Kështu, të kuqtë për sezonin e ri do ta kenë portën edhe më të sigurt, pasi Rexhepi njihet si një portier me cilësi të larta.
Ai ka qenë titullar absolut te Skënderbeu.
Ndryshe, sot Partizani mëson 5 kundërshtarët e shortit në Ligën e Konferencës.