Bayerni i ofron pagë marramendëse Manes, në pritje oferta e fundit drejt Liverpoolit

Futboll

Bayerni i ofron pagë marramendëse Manes, në pritje oferta e fundit drejt Liverpoolit

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 18:06
Mane

Bayern Munichu pritet të bëjë një ofertë të tretë për Sadio Manen gjatë ditëve në vijim, me raportet që pretendojnë se ylli i Liverpoolit është afër arritjes së një marrëveshjeje.

Mane ka parë tashmë dy oferta për shërbimet e tij të refuzuara këtë verë, me burime në Liverpool që e përshkruajnë ofertën e dytë të Bayernit për sulmuesin 30 vjeçar si qesharake.

Kampioni i Bundesligës fillimisht ofroi 24 milionë euro plus 4.6 milionë euro të tjera në formë të bonuseve, ndërsa oferta e tyre pasuese ishte me vlerë prej 27 milionë eurosh dhe 7.4 milionë euro të tjera në formë të bonuseve, bonuse këto që u cilësuan qesharake nga krerët e gjigantit anglez.

Ndërkaq, tani sipas raportimeve në Gjermani, Bayerni është i përgatitur të bëjë një ofertë të tretë, e cila do të kap shifrën prej 40 milionë eurosh.

Po ashtu, sipas disa spekulimeve bëhet e ditur se Mane do të përfitojë te Bayerni një pagë prej 415,000 eurosh në javë, ekuivalente kjo me afro 20 milionë euro në vit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat