Bale te Roma?

Futboll

Bale te Roma?

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 18:11
Bale te Roma?

Uellsiani Gareth Bale akoma nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Reprezentuesi i Uellsit, tashmë është lojtar i lirë pasi ditë më parë mbylli kontratën me Real Madridin.

Mediat e huaja raportojnë së klubi italian, AS Roma është duke monitoruar situatën e ish-yllit të Tottenhamit.

Trajneri i ‘romakëve’ Jose Mourinho i njeh cilësitë e Bale-s më të cilin ka punuar tek Real Madridi.

Krerët e Romës thuhet se janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me agjentin e lojtarit.

Ndërkohë, Bale dje deklaroi së “dëshiron të transferohet në një klub ku mund të luajë rregullisht në mënyrë që të jetë në formën sa më të mirë  për Kupën e Botës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat