Skuadra nga Lituania, Zhalgiris, në një formë i trembet kampionit të Kosovës, Ballkanit të Therandës.
Zhalgiris – Ballkani do të ballafaqohen në kuadër të rrethit të parë kualifikues të Chamnpions League.
Ndeshja e parë zhvillohet në javën e parë të korrikut, ndërsa ajo e kthimit me 12-13 korrik.
“Ndeshja e parë do të zhvillohet më 5-6 korrik në Kosovë, ndeshja e kthimit më 12-13 korrik në Vilnius.
Ekipi Ballkanit të Therandës doli kampion i Kosovës për herë të parë këtë vit, duke e lënë pas rivalin më të afërt për 12 pikë.
Qyteti Theranda është një qytet i vogël me rreth 60,000 banorë, rreth 60 kilometra larg nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina.
Ballkani do të luajë për herë të parë në turne evropiane. Kampionia e vitit të kaluar Prishtina, luajti me ekipin Bodo Glimt dhe fitoi me rezultat 2:1 në shtëpi, duke humbur pastaj 0:2 nga rivali. Klubet e Kosovës kanë luajtur në turnetë e UEFA-s që nga viti 2017”, shkruan mes të tjera në faqen e Zhalgiris.