“The Sun” ka raportuar se Thomas Partey do të largohet nga Arsenali në afatin kalimtar të verës.
Sipas mediumit britanik, mesfushori ganez nuk e ka bindur trajnerin, Mikel Arteta, me paraqitjet e tij.
Partey te Arsenali u transferua në vitin 2020, teksa ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.
“Topçinjtë” thuhet se janë të gatshëm për ta shitur ish-mesfushorin e Atletico Madridit në verë dhe se klubi ia ka vendosur çmimin prej 40 milionë eurove.
Thomas Partey regjistroi 24 paraqitje në sezonin e fundit në Premierligë. 29-vjeçari shënoi dy gola dhe bëri një asistim.
Në anën tjetër, Arsenali po synon transferimin e mesfushorit belg, Youri Tielemans, nga Leicester City.